Krahasimi i renditjeve/ Partizani ka rënien më të madhe. Laçi për rekord, 20 pikë më shumë se vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 22:13

Krahasimi i renditjeve/ Partizani ka rënien më të madhe. Laçi për rekord, 20 pikë më shumë se vjet

Ka përfunduar ditën e sotme dhe java e 26-të e Kategorisë Superiore.

kategoria superiore

Nga krahasimi i kësaj jave me të njëjtën e sezonit të kaluar vihet re:

– Rritja e madhe e ekipit kryesues. Skënderbeu kishte grumbulluar 50 pikë sezonin e kaluar deri në javën e 26-të, ndërsa këtë sezon ka 10 më shumë, pra 60 pikë.

Korçarët gjendeshin në vendin e dytë vjet, me 2 pikë më pak se Kukësi. Ndërsa këtë sezon ata nuk njohin rival, pasi kanë plot 15 pikë më shumë se vendi i dytë.

– Rënia e dy ekipeve të mëdhaja si Partizani dhe Kukësi. Kukësi ka 7 pikë më pak se sezoni i kaluar, ndërsa të kuqtë kanë 10 pikë më pak, që është rënia më e madhe nga të gjitha ekipet deri në këtë pikë.

– Laçi dhe Flamurtari kanë arritur të grumbullojnë shumë më tepër pikë se sezoni i kaluar deri në javën e 26-të. Kurbinasit kanë 20 pikë më shumë, ndërsa vlonjatët 15 pikë më shumë. Edhe pse ekipi i Flamurtarin ka disa ndeshje që nuk fiton, përsëri statistikat i kanë ende të mira.

– Luftëtari ka bërë më mirë se vjet. Gjirokastritët kanë 4 pikë më shumë se sezoni i kaluar.

– Vllaznia dhe Teuta nuk kanë ndonjë rënie shumë të madhe, por duke qenë se konkurrenca është rritur këtë sezon, ato rrezikojnë mbijetesën. Vllaznia ka 4 pikë më pak se vjet, ndërsa Teuta vetëm 1 pikë më pak.

dff

sdsdf

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"