KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Diferenca të jashtëzakonshme! Skënderbeu dhe Tirana “pikiatë”, 3 skuadra për… notën 10-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:55

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Diferenca të jashtëzakonshme! Skënderbeu dhe Tirana “pikiatë”, 3 skuadra për… notën 10-të

Kategoria Superiore, uli siparin e javës së 28-të, ditën e sotme (e diel 18 prill). Teuta e Edi Martinit, vijon të kryesojë me 52 pikë, duke u ndjekur nga Vllaznia dhe Partizani me një diferencë -2 nga durrsakët. Aty pranë qëndron edhe Laçi i Shpëtim Duros, që kërkon të përfitojë nga hapat false të rivalëve.

Renditja-krahasimi111

Kukësi dhe Tirana duket se tashmë janë pozicionuar në mesin e renditjes, edhe pse janë edhe 8 javë në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë.

Luftë e ashpër edhe për sa i përket mbijetesës. Apolonia mbyll tabelën me 17 pikë. Ndërkohë që Kastrioti, Bylisi dhe Skënderbeu, duket se do të rivalizojnë deri në fund, për sa i përket qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

bandicam 2021-04-18 18-00-04-472

Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 27-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laçi.

renditja java 28 sezoni 2019-2020

Ndërkohë lista e bilanceve negative kryesohet nga Skënderbeut, me -21 pikë, për të vijuar më pas me Tiranën, Kukësin dhe Bylisin.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

TEUTA         +11 pikë

VLLAZNIA +12 pikë

PARTIZANI +12 pikë

LAÇI              +3 pikë

TIRANA        -16 pikë

KUKËSI        -14 pikë

BYLIS             -13 pikë

SKËNDERBEU -24 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"