Krahasimi i renditjes/ Kukësi pikiatë, ja diferenca e verilindorëve me sezonin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 16:56

Krahasimi i renditjes/ Kukësi pikiatë, ja diferenca e verilindorëve me sezonin e kaluar

Vështirësitë e Kukësit vazhdojnë edhe shtohen. Sikur mos të mjaftonte situata e keqe në kampionat, verilindorët u skualifikuan edhe nga Kupa e Shqipërisë. Mund të duket e habitshme, por Kukësi i këtij sezoni ndodhet në kuotat më të dobëta në historinë e tij në elitë që prej vitit 2012. Pas 24 javësh kampionat, Kukësi është 10 pikë më pak nga vendet që të çojnë në Europë. Të larguar nga Kupa dhe me një diferencë të konsiderueshme pikësh nga zona e UEFA-s, Kukësi ndodhet përballë një fakti mjaft të vështirë, pasi dështimi është prezent.

KUKESIIII

Pjesëmarrja në Kupat e Europës është e vështirë, edhe pse presidenti Gjici deklaroi ditën e djeshme për gazetën se nëse ekip s’kap Europën, do të ketë masa drastike. Kukësi ka krijuar një traditë në dekadën e fundit, pasi çdo edicion ka marrë pjesë në Europë, por ky sezon mund ta lërë jashtë për herë të parë ekipin verilindor. Nëse shikon statistikat e sezonit të kaluar dhe i krahason me atë aktual, Kukësi është plotë 11 pikë më pak se kampionati i vjetshëm. 43 pikë kishte grumbulluar Kukësi në 24 javë gjatë sezonit të kaluar, ndërsa tani ka vetëm 32 pikë. Në hulumtimin e “Panorama Sport” sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 24-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë janë Vllaznia, Teuta, Laçi e Partizani.

ku

SITUATA – Skualifikimi në Kupë ka qenë mjaft i dhimbshëm për Kukësin. Pas mesazheve të presidentit Gjici, tonet i kanë ngritur dje dhe drejtuesit e tjerë të klubit, si drejtori Nexhipi dhe vetë trajneri Josa. Të dy kanë kërkuar me urgjencë kthesën në kampionat ndaj Bylisit, për të mbajtur gjallë shpresën për një vend në Europë. Nga klubi është shpallur heshtja për shtyp, ndërsa rregullat do të jenë strikte për lojtarët, ku nuk do të tolerohet më askush nëse nuk ka angazhim maksimal. Në vijim pritet analizë dhe mbledhje e imtësishme.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"