KRAHASIMI I RENDITJES/ Kryesuesve të Tiranës i mungojnë 9 pikë, bilanc pozitiv për Partizanin! Laçi dhe Kukësi… pikiatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 23:37

KRAHASIMI I RENDITJES/ Kryesuesve të Tiranës i mungojnë 9 pikë, bilanc pozitiv për Partizanin! Laçi dhe Kukësi… pikiatë

Superiorja uli siparin e javës së 20-të ditën e sotme, teksa komandon Tirana, me një diferencë +6 pikë nga Vllaznia dhe Partizani që renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

superiore

Ndërkohë tabela mbyllet nga Kastrioti dhe Kukësi që kanë siguruar respektivisht 20 dhe 22 pikë. Për sa i përket krahasimit të renditjes,  me javën e 20-të të sezonit të kaluar, kryesonte Tirana, teksa asokohet bardheblutë kishin grumbulluar 46 pikë, ndërkohë që Laçi dhe Kukësi ishin në ndjekje të kryeqytetasve.

Renditja aktuale

Për sa i përket diferencës së pikëve, Egnatia, Kastrioti, Teuta dhe Partizani janë 4 ekipet me bilancet pozitive për sa i përket krahasimit të renditjes deri tani, ndërkohë që bilancin më negativ e kanë Kukësi, Laçi, Tirana dhe Vllaznia.

vjet

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

TIRANA        -9 pikë

VLLAZNIA   -3 pikë

PARTIZANI  +3  pikë

LAÇI                -11 pikë

EGNATIA        +11  pikë

TEUTA         +3  pikë

KUKËSI      -15 pikë

KASTRIOTI  +5  pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"