Krahasimi i renditjes/ Ja në çfarë vendi ishte Tirana një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 9:09

Krahasimi i renditjes/ Ja në çfarë vendi ishte Tirana një vit më parë

Tirana e këtij sezoni është gjashtë pikë mangët nga viti i shkuar. Për koincidencë, bardheblutë sezonin e shkuar në javën e katërt të kampionatit ishin në një pozicion komod, madje luksi.

Tirana5

Me trajner Ardian Memën ishin në krye të kampionatit me 10 pikë, duke barazuar vetëm me Teutën e duke mundur Luftëtarin, Vllazninë e Skënderbeun. Skuadra kishte tetë gola të shënuar dhe një të pësuar.

Renditja

E kundërta është këtë sezon. Skuadra në javën e katërt ka koleksionuar një fitore, dy humbje dhe një barazim. Golavarazhi aktual është 4-4, pra golat e shënuar dhe të pësuar janë të barabartë.

Renditja

Nisja e sivjetshme është e njëjtë me nisjen e epokës Ze Maria pas kthimit nga Kategoria e Parë. Asokohe në javën e katërt, Tirana kishte katër pikë, por me ndryshimin e vetëm që kishte shënuar katër gola dhe pësuar pesë të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"