Krahasimi i Elbasanit në dy periudha të ndryshme, Merxha fiton “sfidën” me Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 14:46

Krahasimi i Elbasanit në dy periudha të ndryshme, Merxha fiton “sfidën” me Ilir Dajën

Ecuria e mirë e El basanit në këto 12 javë kampionat të kthen pas në kohë për të bërë krahasime. Verdikti i këtij sezoni do të jepet në fund të edicionit, por shenjat e para janë të mira nëse nuk do të ulet ritmi.

elbasani-470x353

“Panorama Sport” bën një krahasim të këtij sezoni me dy rastet e fundit kur elbasanasit janë shpallur kampionë, në 2005-2006 të Superiores dhe 2013-2014 të Kategorisë së Parë. Elbasani aktual i Eriol Merxhës “mund” atë të Ilir Dajës, por “mundet” nga ai i Ilirjan Files.

Elbasani

SEZONI AKTUAL – Aktualisht, në 12 javë kampionat, verdheblutë kanë koleksionuar 28 pikë (duke llogaritur edhe barazimin me Këlcyrën, si një rezultat që është marrë në fushë, pavarësisht përjashtimin nga kampionati), me një bilanc prej 8 fitoresh dhe 4 barazimesh, pa asnjë humbje të koleksionuar.

Mesatarja e pikëve është deri diku e kënaqshme prej 2.33 pikë për ndeshje. Për sa u përket golave kanë shënuar 22 herë dhe pësuar 6. Shifrat kur i sheh janë të kënaqshme dhe të ngjallin besim se elbasanasit në fund të edicionit do të dalin të parët në grup.

Kotorri Elbasani

KAMPIONË TË SË PARËS – Bëhet fjalë për sezonin 2013- 2014, kur elbasanasit u ngjitën për herë të fundit në Superiore.

Në 12 javë kampionat, skuadra që drejtohej nga Ilirjan File grumbulloi 32 pikë, me një mesatare prej 2.66 pikë për ndeshje dhe një bilanc prej 10 fitoresh dhe vetëm 2 barazime.

Për sa u përket golave, elbasanasit atë periudhë shënonin 20 dhe pësonin 7. Nuk duhet harruar që në këtë skuadër bënin pjesë emra si, Bylykbashi, Pisha, Kotorri, Merxha apo Dalipi.

Elbasani 2006

KAMPIONË SUPERLIGE – Sezoni 2005-2006 nuk ka për t’u harruar lehtë në Elbasan, pasi mundi të gjithë rivalët e Superiores dhe u shpall kampione.

Mirëpo, nuk e “mund” dot skuadrën aktuale në 12 javët e para të kampionatit, teksa kishte grumbulluar më pak pikë, 26 të tillë dhe një mesatare prej 2.16 pikë për ndeshje.

hvl

Gjatë këtyre javëve kishte një bilanc prej 8 fitoresh, 2 barazime dhe po kaq humbje. Për sa u përket golave, shënuan 18 herë dhe pësuan 5. Megjithatë, ajo që kishte rëndësi ishte trofeu dhe në fund të edicionit elbasanasit u shpallën kampionë.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"