Krahasimi/ Diferenca të frikshme, Andorra “vlen” sa… Rei Manaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 10:12

Krahasimi/ Diferenca të frikshme, Andorra “vlen” sa… Rei Manaj

Ndeshja me Andorrën është një histori e së kaluarës, por duhen disa fakte për të kuptuar më mirë se çfarë rezultati i dobët ishte ai me Andorrën.

bandicam 2019-11-14 21-49-55-453

Sepse, këta të fundit vlejnë vetëm 1.5 milionë euro skuadër. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në vendin e tyre dhe përveç futbollit bëjnë punë të tjera. Vetëm pak futbollistë luajnë me ekipe profesioniste dhe një prej tyre është FC Andorra, e cila është në pronësi të mbrojtësit të Barcelonës, Xherard Pike.

manaj shqiperi andorrd

Vetëm sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, vlerësohet 1.5 milionë euro në tregun e merkatos. Shqipëria në total është afro 70 milionë euro. Për Andorrën ky ishte barazimi i 20-të në histori, ndërsa më parë ka fituar vetëm 7 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"