KRAHASIMI/ Derbi i fundit, ndryshime me “pikatore” te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 21:15

KRAHASIMI/ Derbi i fundit, ndryshime me “pikatore” te Partizani

Sezonin e shkuar, Partizani nuk ishte shumë i suksesshëm në ndeshjet derbi kundër Tiranës. Në katër sfidat e kampionatit kundër bardhebluve, “demat e kuq” fituan vetëm një sfidë, u mposhtën dy herë dhe një takim u nda në barazim.

Alban-Hoxha-PartizaniTirana (1)

Pikërisht sfida që u nda në barazim 1-1, ishte e fundit mes dy skuadrave. Asokohe, Partizani drejtohej nga Reinaldo Kalari, i cili tashmë drejton ekipin U-19. Trashi dhe Telushi ishin pjesë e formacionit titullar, tashmë të larguar nga ekipi. Braun luajti titullar, ndërsa në derbin e së premtes do të mungojë për shkak se është i infektuar me COVID-19.

Shumë pak ndryshime nga ai formacion i shkuar do të rreshtojë dhe Daja, por me skemë të ndryshme. Kalari rreshtoi Partizanin me 4-2-3-1, ndërsa Daja pritet t’i qëndrojë besnik skemës 4-1-4-1, që ka rezultuar e suksesshme deri më tani. Kote në vend të Telushit, ndërsa Mala në vend të Brojës. Asani pritet të vendoset në të djathtë, ndërsa Solomon në të majtë.

121

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"