Kraja stërvit 2 ekipe, por morali përtok dhe 3 mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:24

Kraja stërvit 2 ekipe, por morali përtok dhe 3 mungesa

Nën drejtimin e trajnerit të komanduar, Ervis Kraja, dje Vllaznia ka nisur stërvitjen në kuadër të ndeshjes së javës së 35-të kundër Kukësit, që do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi” të shtunën në orën 16:00. Në këtë seancë të parë stërvitore, përkrah lojtarëve të ekipit të parë, trajneri Kraja ka pasur të gatshëm edhe futbollistët e Vllaznisë B, të cilët vijojnë njëkohësisht përgatitjet në prag të ndeshjes së fazës “play-off” ndaj Orikumit.

kraja vllaznia

Dje kanë munguar tre lojtarë të rëndësishëm, teksa bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Malota, si dhe mesfushorët, Florind Bardulla dhe Nuredin Orelesi. Nëse për dy të parët mësohet se do të jenë në stërvitje që në seancën e sotme, gjendja e nigerianit duket më shqetësuese. Ai mund të mungojë në takimin me Kukësin.

Po ashtu një mungesë e sigurt për këtë ndeshje të parafundit të kampionatit është ajo e mesfushorit Erjon Vucaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë, nga dje dhe deri në fund të këtij sezoni, Vllaznia dhe Vllaznia B do të stërviten nga një staf i zgjeruar, teksa Kraja do të ketë si ndihmës Admir Mehjen, si dhe trajnerët që punojnë me moshat Altin Xhahysa, Albert Kaçi dhe Ideal Lekiqi.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar të bëjnë këtë zgjedhje emergjente brenda familjes, duke i besuar eksperiencës dhe njohjes së madhe që Kraja dhe trajnerët e akademisë kanë për ekipin e parë. Tashmë duhet një mrekulli që Vllaznia të mbijetojë në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"