Kovaç i kënaqur me fitoren e parë: Jemi në rrugën e duhur, Sançez duhet të përmirësohet

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 20:59

Kovaç i kënaqur me fitoren e parë: Jemi në rrugën e duhur, Sançez duhet të përmirësohet

Ishte fitorja e parë në Champions si trajner i Bajernit. Niko Kovaç nuk u ndal as nga Benfika. Kroati po tregon se drejtuesit e skuadrës kanë bërë zgjedhjen e duhur me të. Kovaç ishte mjaft i qeshur në intervistën pas ndeshjes, duke thënë se ishte i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.

niko kovac

“Kisha deklaruar edhe më parë se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen. Kemi punuar fort gjatë javës dhe sot (dje) morëm atë që dhamë në fushën e lojës. Jemi në rrugën e duhur dhe kjo më kënaq. Skuadra tregoi karakter, duke bërë lojën e saj në një fushë të vështirë si kjo e Benfikës. Kundërshtari na vuri në vështirësi në disa momente dhe kjo si pasojë e gabimeve tona. Por, më pas arritëm të gjenim balancat dhe gjithçka shkoi mirë për ne”, u shpreh trajneri i kampionëve të Gjermanisë. Kroati më pas u pyet edhe për paraqitjen e mirë të Renato Sançez që shënoi edhe golin e dytë për Bajernin. Kovaç është personi që i besoi nga fillimi i sezonit talentit portugez, duke e mbajtur në skuadër. ”

Nuk jam shumë i kënaqur, ai shënoi vetëm një gol, ndërkohë duhet të kishte shënuar të dytin”, u shpreh ai duke bërë humor me gazetarët e pranishëm. Kovaç ka bërë një punë të mirë me Bajernin, duke fituar në tri ndeshjet e para të kampionatit, Superkupën e Gjermanisë dhe ndeshjen e Kupës.






www.minuta90.com