Kotorri bën trajnerin, Elbasani pret kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 14:43

Kotorri bën trajnerin, Elbasani pret kthesën

Elbasani ka dalë “huq” në dy ndeshjet e para të kampionatit, duke u mundur nga Orikumi në transfertë dhe Egnatia në shtëpi. Dy humbje, të cilat e mbajnë në vendin e fundit pa asnjë pikë, po aq sa edhe kundërshtari i sotëm, Turbina. Derbi i prefekturës vjen në një moment të keq për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë patjetër pikë që të dalin nga kriza dhe t’i largohen vendit të fundit në klasifikim.

Kotorri Elbasani

Në Elbasan situata nuk është nga më të mirat, por gjithsesi në kampin verdheblu kanë besim se do të dalin me tri pikë nga kjo transfertë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, autori i golit të vetëm këtë sezon për verdheblutë, Brixhild Brahimaj, shprehet se nuk i shijojnë golat pa vlerë, si ai ndaj Egnatias në fund, por ato që i japin skuadrës fitoren.

kat1

Sipas mesfushorit, objektivi i vetëm ndaj cërrikasve do të jetë marrja e tri pikëve. “Kemi bërë një nisje të keqe të kampionatit, pasi nuk e mendonim që pas dy javëve të para të mos kishim asnjë pikë. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi, sepse janë ndeshjet e para dhe ka kohë. Nesër (sot) luajmë përballë Turbinës, që ashtu si ne kërkon patjetër pikë, ndaj e shoh një sfidë të vështirë. Gjithsesi, ne do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar”, tha Brahimaj.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"