Kotobelli kërcënon dhe kërkon rrogat: Gjyq me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 9:48

Kotobelli kërcënon dhe kërkon rrogat: Gjyq me Partizanin

Partizani pritet të për ballet me një gjyq, Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, në rast se nuk paguan ish-mbrojtësin, Blerim Kotobelli. Ky i fundit shkëputi marrëdhëniet me të kuqtë pas një sezoni jo shumë pozitiv. Lojtari i krahut nuk pati hapësira, ndërsa në ato ndeshje që u aktivizua ka bërë paraqitje të mira. Por, edhe pse i larguar 25-vjeçari ka ende një çështje të pambyllura me Partizanin, që lidhet më rrogat e pamarra.

fejzulllahu atanda kotobelli

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai ka kërcënuar të kuqtë me gjyq. “Zyrtarisht vazhdoj të jem nën kontratë me Partizanin deri në fund të këtij muaji. Ende nuk jam paguar për katër paga dhe pres që t’i marr nga ana e klubit. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë do të shkoj në gjyq”, ka thënë lojtari, që ka treguar edhe bisedën që ka pasur me drejtuesit.

Kotobelli

“Kam komunikuar me përfaqësuesit e klubit dhe më kanë thënë që këto dy-tre ditë gjithçka do të zgjidhet dhe unë jam në pritje”, u shpreh futbollisti. Kotobelli gjatë kampionatit të shkuar ka luajtur edhe si mesfushor, ndërsa në total regjistron 1658 minuta. E ardhmja – Në datën 1 korrik, mbrojtësi do të jetë i lirë nga të gjitha detyrimet me Partizanin dhe mund të firmosë me një tjetër skuadër.

kotobelli

Në vazhdim të prononcimit të tij, Kotobelli thekson se ka pasur oferta gjatë kësaj periudhe. “Më kanë kontaktuar disa skuadra, por ende nuk kam vendosur se ku do të vazhdoj karrierën time. Fillimisht kam marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vlerësuar ofertat dhe më pas do të vendos në lidhje me ekipin që do të luajë sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e futbollistit, që në të kaluarën ka luajtur për Tiranën, por ka spikatur në paraqitjet e tij me Teutën, ku u aktivizua për tre sezone para se të firmoste me Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"