Kotobelli “harron” mosmarrëveshjet, pas prezantimit te Flamurtari ka falenderime për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 11:16

Kotobelli “harron” mosmarrëveshjet, pas prezantimit te Flamurtari ka falenderime për të gjithë

Blerim Kotobelli është një futbollist i Flamurtarit. Mbrojtësi i majtë është prezantuar ditën e djeshme te vlonjatët dhe me këtë futbollist, Daja kërkon të “blindojë” krahun e majtë. Megjithatë, Kotobelli në një postim në rrjetin social “Instagram” duket se ka harruar mosmarrëveshjet e vjetra.

kotobelli-flamurtari-750x430

Në datën 28 qershor, në shkrimin e “Panorama Sport” ai lëshonte akuza ndaj klubit Partizani për rrogat e prapambetura, madje i kërcënonte se do ti hidhte në gjyq. Por Kotobelli ka ndryshuar kurs dhe në positmin e fundit lë të kuptosh se këto mosmarrëveshje janë sheshuar. Ja postimi i plotë

kotob
Pershendetje! Prej dites se sotme ju njoftoj qe jam pjese e Flamurtarit. Falenderoj presidentin Sinan Idrizi me drejtuesit e tjere qe besuan ne cilesite e mia, por gjithashtu edhe menaxheret e mi qe bene te mundur kalimin tim te kuqezinjte. Premtoj se do te jap maksimumin me Flamurtarin, ekipin me tradite te futbollit tone.
Gjithashtu nuk mund te le pa permendur edhe skuadren e Partizanit, me te cilin kalova momente te bukura ne fushen e blerte. Pershendes te gjithe ata tifoze te mrekullueshem qe me kane mbeshtetur pa kushte tek klubi i kuq, vecanerisht dua te pershendes president Gaz Demin qe gjithmone me ka inkurajuar per te ecur perpara. I uroj suksese ne Kupat e Europes. Futbolli i tille eshte edhe une sot jam pjese e Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"