Kotobelli e denoncoi në “Panorama Sport”, Partizani zyrtarizon largimin e mbrojtësit nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 20:19

Kotobelli e denoncoi në “Panorama Sport”, Partizani zyrtarizon largimin e mbrojtësit nga ekipi

Siç e lajmëronte edhe vetë lojtari ditën e sotme në një intervistë për Panorama Sport, Blerim Kotobelli nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Këtë gjithë e ka bërë zyrtare edhe klubi në një postim në Facebook.

Kotobelli

“Demat” shkruan se klubi nuk ka vendosur të ekzekutojë klauzolën e kontratës për të rinovuar, dhe e ka lënë të lirë 25-vjeçarin. Më poshtë, njoftimi i plotë.

ZYRTARE

Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Blerim Kotobellin.
Klubi vendosi të mos ekzekutoj opsionin për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër vit me mbrojtësin 25 vjeçar, i cili nuk do të vijoj të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falenderon Blerim Kotobellin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"