Kostiç, nën urdhrat e Alegrit: E lehtë t’i thuash “po” Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 16:12

Kostiç, nën urdhrat e Alegrit: E lehtë t’i thuash “po” Juves

“Një lojtar me shumë talent, fizik dhe i aftë të përshkojë të gjithë krahun. I majtë natyral, që ka treguar ndër vite se di të pushtojë çdo zonë të fushës, duke treguar aftësi të veçanta sulmuesi dhe mbi të gjitha duke qenë jo pak herë njeriu–asist i skuadrave ku luan. Keni lexuar profilin sportiv të Fili Kostiçit, kampionit serb 30-vjeçar që nga sot (dje) është një lojtar i ri i Juventusit, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026”.

KOSTIC

Me këto fjalë e ka zyrtarizuar ditën e djeshme klubi bardhezi transferimin e mesfushorit të majtë nga Eintraht Frankfurti, pasi një ditë më parë kishte kryer vizitat mjekësore dhe kishte nënshkruar kontratën 4-vjeçare. Torinezët, nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, kanë zbuluar dhe shifrat e operacionit që janë me pak se ato që kanë qarkulluar ditët e fundit. 12 milionë euro, plus 3 milionë euro në formë bonusesh, pra 15 milionë euro në total, do të shkojnë në llogari të klubit gjerman, ndërkohë që Kostiç pritet të ketë një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Serbi, ndërkohë, ka ndarë edhe fjalët e tij të para si bardhezi: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.

Është një ditë e veçantë për mua dhe mezi pres të zbres në fushë. Ka qenë një zgjedhje e thjeshtë, sepse nuk është e vështirë t’i thuash ‘po’ Juves, që ndjej se e meritoj për gjithë punën që kam bërë. Nuk ka rëndësi kur vjen, Juventusi është gjithmonë në momentin e duhur. Kam folur edhe me Vlahoviçin, do të jetë bukur të luaj me të. Premtoj se do të jap gjithçka për Juven”, ka qenë mesazhi i lojtari për fansat, të cilët mezi presin ta shohin në fushën e lojës, një pritje që nuk do të zgjasë gjatë, duke qenë se Kostiç është vendosur menjëherë nën urdhrat e Alegrit dhe mund të jetë në fushë ndaj Sasuolos ditën e hënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"