Kostiç mbledh skuadrën: Mos të humbin shpresat, unë besoj te ajo çfarë kemi bërë bashkë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 10:44

Kostiç mbledh skuadrën: Mos të humbin shpresat, unë besoj te ajo çfarë kemi bërë bashkë

Në Gjirokastër nuk duan të besojnë këtë fillimsezoni të Luftëtarit, por trajneri Millosh Kostiç duket i vendosur në misionin e tij. Nuk bëhet fjalë që të japë dorëheqjen pas tri humbjeve radhazi, ndërsa edhe nga ana e klubit nuk ka një reagim për të ardhmen, por gjithçka mbetet në deklaratën që vetë presidenti Tavo bëri pak ditë më parë, duke i dhënë besim sllovenit.

milos kostic luftetari

Kostiç pranoi se mban përgjegjësi për humbjen e fundit, ndërsa një ditë pas ndeshjes me Flamurtarin, u mundua të qetësonte ekipin, duke bërë një mbledhje të shkurtër.

“Unë besoj tek ajo çfarë kemi bërë bashkë, ndaj mos të humbim shpresat për vazhdimësinë. Të korrigjojmë veten aty ku kemi shumë dobësi. Nuk mendoj se kemi ndryshuar filozofinë e lojës që Luftëtari ka bërë në të shkuarën. Duhet të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë rastet që krijojmë”, mësohet të jetë shprehur dje para ekipit trajneri bluzi. Ndërprerja e kampionatit shihet si një ogur i mirë për të bërë më pas kthesën në rezultate. Javën e katërt Luftëtari luan kundër Tiranës.






www.minuta90.com