Kostiç: E di që kam shumë gjëra kundër, Tirana e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 21:13

Kostiç: E di që kam shumë gjëra kundër, Tirana e meritoi fitoren

Trajneri i Luftëtarit, Milosh Kostiç, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes. Tekniku i gjirokastritëve u shpreh besimplotë ndaj lojtarëve të tij dhe beson se kthesa do të vijë në ndeshjen ndaj Teutës.

bandicam 2018-09-16 21-03-46-775

Humbja e katërt në ndeshjen e katër, ndjeni rrezikun e largimit, cila do të jetë zgjidhja personale?

Është e vështirë edhe për mua që të marrë vendime në këtë moment. Është e vështirë të fillosh një kampionat me 4 ndeshje e mos marrësh asnjë pikë. E di që kam shumë gjera kundër. Po luajmë futboll të bukur, na mungon ajo gjëja e vogël që do na japi pikët. Nuk pati dominim të Tiranës, por Tirana pati me vete atë detajin e vogël që mori pikët e merituar.

A keni ndonjë opsion tjetër për formacionin?

Kemi patur pak ndryshime. Mos harrojmë që te Luftëtari, sulmuesi Dunga dhe mbrojtësi Hoxha janë bashkuar javën e fundit. Shpresoj që këta të 2 të jenë pika të rëndësishme. Kemi skuadër me lojtar të rinj që nuk mund të mbajnë peshën. Me ardhjen e këtyre 2 lojtarëve dhe shpresoj që dëmtimi e Aleksit mos jetë i rëndë, besoj se ndaj Teutës do të bëjmë kthesën e madhe.

A jeni të bindur me repartin difensiv, pasi pësoni gol shumë lehtë?

Janë disa gola që janë pësuar sipas mungesës së përqendrimit dhe jo mungesës së cilësisë. Goli i parë ishte një gol që na shokoi. Ishte një gol totalisht i evitueshëm. Atëherë është e vështirë të luash futboll. Mbrojtësit tanë u detyruan të linin hapësira. Në pjesën e dytë ne tentuam të bënim diçka. E dominuam Tiranën. Erdhi kartoni i dytë i verdhë që barazoi forcat, në prap u munduam të luanim futboll, por pastaj erdhi ai goli i tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"