Kostiç: Dy ndeshje 0 pikë? Është çështje koke jo këmbe, lojtarët nuk e mbajnë dot presionin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:10

Kostiç: Dy ndeshje 0 pikë? Është çështje koke jo këmbe, lojtarët nuk e mbajnë dot presionin

Trajneri Kositç foli për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ku u shpreh:

bandicam 2018-08-25 19-01-54-825

Ndeshja e dytë pa pikë, a është ky debutimi që kishte menduar trajneri në Superiore?

Nuk është debutimi që prisja. Jam i mërzitur. Sot nuk kam çfarë tiu them lojtarëve të mij. Kemi luajtur një ndeshje taktikisht të mirë, por është e vështirë të fitosh ndaj Laçit, kur humbet ato rastet  që humbëm ne.

Si në ndeshje me Kastriotin edhe sot, në 20 minutat e fundit, skuadra pëson gol…

Është e vërtetë. Stoli nuk na premton. Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm. U munduam të ruanim ritmin edhe pse pas 70 minutash ka rënie. Zëvendësuesit që duhet të jepnin freski, nuk u përshtatën dot. Shpresoj që skuadra të përballet mirë me kundërshtarin dhe të mbaj ritëm për 90 minuta.

Si ka mundësi që skuadra nuk është mirë fizikisht?

Nuk mendoj që skuadra vuan fizikisht. Unë mendoj që me 2-3 ndryshime çdo skuadër duket mirë kur i bie rritmi. Kemi pasur presion të madh, atë të rezultatët. Lojtarët nuk kanë mbajtur presionin. Është më shumë çështje koke se sa çështje këmbe.





www.minuta90.com