Kostiç do fitore në start, konfirmohet sulmuesi kenian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 10:31

Kostiç do fitore në start, konfirmohet sulmuesi kenian

Luftëtari i Millosh Kostiç është plotësisht i gatshëm në prag të sfidës së sotme. Kostiç, pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore, për “Panorama Sport” u shpreh me bindje të plotë se të tijtë do ta nisin me këmbë të mbarë aventurën e re futbollistike.

Kostic

Cila është gjendja e skuadrës para takimit të sotëm?

Lojtarët gëzojnë një përgatitje të kënaqshme fizike dhe unë besoj shumë se falë saj do të shprehin në fushë më shumë se 100 për qind të kapacitetit të tyre. Jemi shumë mirë fizikisht dhe besoj te 11-shi që do të kemi në fushë. Të 11 futbollistët do të japin më të mirën për ta nisur kampionatin me fitore. Pak rëndësi ka se kush do të jetë i pranishëm në fushë për të përballuar kundërshtarin, i cili do të kërkojë ashtu si ne më të mirën. Përgatitjet kanë ecur në mënyrën më të mirë dhe këtë e tregon gjendja e lojtarëve, të cilët janë treguar të përpiktë në zbatimin e detyrave.

Sa e njihni kundërshtarin dhe a e keni studiuar Kastriotin?

Mund të them se e kam ndjekur nëpërmjet videove Kastriotin në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar gjatë përgatitjeve. Për këtë ndeshje, të gjithë futbollistët pa përjashtim, pasi nuk janë 11, por 24, do të japin gjithçka. Nesër (sot) nuk kemi të bëjmë me një takim miqësor, pasi është ndeshje zyrtare si gjithë të tjerat në vazhdim ku ne do të kërkojmë fitoren. Për mua të gjitha ndeshjet janë njësoj. Nuk mund të thuash ekzaktësisht se do të fitojmë, por objektivi ynë është vetëm fitorja. Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk ka ekipe të lehta apo të forta, pasi të gjitha skuadrat duhen respektuar njësoj.

luft

Për ju, a konsiderohet e mbyllur merkato e Luftëtarit?

Po! Ne presim vetëm Ismael Dunga dhe merkato quhet e mbyllur. Kanë firmosur dhe lojtarë që kanë qenë në provë, kështu që skuadra është kompletuar.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"