Triumfon Kosta Rika, surpriza e bukur e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2014 | 22:59

Triumfon Kosta Rika, surpriza e bukur e Botërorit

Kosta RikaURUGUAJI-KOSTARIKA  1-3
Kavani 24’ (pen) / J.Campbell 54’, Duarte 57’, Urena 84
URUGUAJI: F.Muslera, D.Lugano, D.Godin, M.Pereira, M.Caceres, W.Gargano (Gonzales 60′), C.Rodriguez (Hernández 76′), E.Arevalo, D.Forlan (Lodeiro 60′), C.Stuani, E.Cavani
KOSTA RIKA: K.Navas, G.Gonzalez, M.Umana, C.Borges, O.Duarte, C.Bolanos, J.Campbell, B.Ruiz (Ureña 83′), J.Diaz, C.Gamboa, Y.Tejeda (Cubero 74′)
Gjyqtare: Felix Brych, Mark Borsch, Stefan Lupp
Kartonë të verdhë: Gargano 56’, Lugano 50’, Kaseres 81’
Karton i kuq: Pereira 90+4′

Kosta Rika mund të konsiderohet surpriza e bukur e këtij Botërori, deri më tani. Ajo ka mposhtur 3-1 Uruguajin e konsideruar favorit për të përparuar në këtë kompeticion, duke e befasuar skuadrën e Oskar Tabarez. Edhe pse është gjendur në disavantazh të golit, shënuar nga pika e bardhë e penalltisë prej Kavanit, Kosta Rika ka gjetur forca të përmbysë gjithcka. Plot 3 herë ka shënuar Kosta Rika, duke i bërë një nisje mbresëlënëse Kupës së Botës së kësaj vere. Në fakt, Uruguaji vinte pa Luis Suarezin e dëmtuar, por me shumë vetëbesim. Oskar Uashington Tabarez, në vigjilje të sfidës me Kosta Rikën, nuk nguroi të zbulonte formacionin, si dhe të hynte në një polemikë të hapur me njërën prej të përditshmeve më të mëdha në Argjentinë. “Sot do të jetë tifozi ynë numër një. Ai po rikuperohet ende. Madje dje zhvilloi edhe një seancë stërvitore të plotë. Nuk do të luajë, sepse ende nuk ka mundësi që të përballojë një ndeshje të tërë. Nuk duhet ta vendosim nën presion”, – tha Tabarez kur u pyet për Suarezin, duke llogaritur e besuar se lojtarët e tjerë, me Kavanin në krye, do ta superonin kundërshtarin e radhës. Mirëpo, Kosta Rika i ka befasuar, duke u dhënë leksione futbolli.
Sa i takon Kosta Rikës, ajo e kishte pjesëmarrjen e fundit në një Botëror në vitin 2006, në Gjermani. Ajo i përfundoi e dyta kualifikimet e CONCACAF, pas SHBA-ve dhe përpara Hondurasit, duke detyruar Meksikën të luajë në “play-off” ndaj Zelandës së Re. Por, të gjitha fitoret e saj erdhën në shtëpi. Megjithatë, lajmi i mirë është se sigurisht nuk do të bie borë gjatë Botërorit, një atmosferë e përshtatshme për lojtarët e këtij vendi…

Kavani 24’ (pen) / J.Campbell 54’, Duarte 57’, Urena 84

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"