Kosta po, Lorente jashtë; ja Spanja e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2014 | 14:27

Kosta po, Lorente jashtë; ja Spanja e Botërorit

Del BoskeTrajneri i Spanjës ka njoftuar skuadrën përfundimtare prej 23 lojtarësh që do të udhëtojë drejt Brazilit këtë verë për Kupën e Botës, me Diego Kostën të përfshirë në listë, ndërsa Fernando Lorente, Jezus Navas dhe Alvaro Negredo që kanë mbetur jashtë. Diego Kosta është konvertuar nga brazilian në spanjoll dhe ka luajtur ndeshjen e parë me “La Roja”, më parë, këtë sezon. Ai zhvilloi një sezon mahnitës me Atletiko Madridin, duke qenë lider i skuadrës së Simeones në fitimin e La Liga-s dhe shkuarjen deri në finale të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, 25-vjeçari ka patur një shqetësim të madh gjatë javëve të fundit, me një problem të përsëritur në kofshë, cka e kufizoi pjesëmarrjen e tij në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve dhe përmbyllësen e La Liga-s. Nëre Kosta është pëzgjedhur nga Del Boske për ta ndihmuar Spanjën të mbrojë kurorën në Amerikën e Jugut këtë verë, sulmuesi i Juventusit, Fernando Lorente, dhe ai i Mancester Sitit, Alvaro Negredo, e kanë humbur këtë shans. Fernando Torres mund të mos ketë pasur sezonin e tij më të mirë te Celsi, por performanca e tij kundër Bjellorusisë të premten mund të ketë ndikuar në përzgjedhjen përfundimtare të Del Boskes, ndaj do të jetë pjesë e listës prej 23 emrash të Spanjës në Botërorin e Brazilit. Mesfushori i Atletiko Madridit, Koke, i lidhur me një transferim te Barcelona, është një nga fytyrat relativisht të reja në radhët e Spanjës, i mbështetur nga veteranë si Ksavi, Andres Iniesta, David Vija dhe Zherard Pike. Spanja do të përballet me Holandën, Kilin dhe Australinë në fazën e grupeve, në përpjekje për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës, të fituar katër vjet më parë në Afrikën e Jugut.
Ja 23 emrat e kombëtares së Spanjës për “Brazil 2014”:
Portierë: Iker Casillas, Pepe Reina, David de Gea
Mbrojtës: Sergio Ramos, Gerard Pique, Raul Albiol, Javi Martinez, Jordi Alba, Cesar Azpilicueta, Juanfran Torres
Mesfushorë: Koke, Xavi, Xabi Alonso, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Cesc Fabregas, Santi Cazorla, Pedro Rodriguez, Juan Mata, David Silva
Sulmues: Fernando Torres, David Villa, Diego Costa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"