Kosta: Çelsi po më trajton si kriminel, gjobitem çdo javë por s’më interesojnë paratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 17:49

Kosta: Çelsi po më trajton si kriminel, gjobitem çdo javë por s’më interesojnë paratë

“DailyMail” i troket në derën e shtëpisë së tij në Brazil, vetëm pak çaste pasi Sem Voks kishte shënuar golin e 0-3 ndaj Çelsit. Kishin shkuar pa e njoftuar dhe të paftuar në shtëpinë e Diego Kostës, i cili u hap derën dhe habitet nga vizitorët anglezë.

Diego Kosta Celsi

“Po shkon mirë për Çelsin, apo jo?”, thotë duke qeshur. “Keni bërë një rrugë të gjatë dhe unë nuk kam asgjë për të fshehur. Ejani brenda”, i fton gazetarët. I larguar nga Konte vetëm me një mesazh, 28-vjeçari ka dy muaj që nuk ka gjetur skuadër dhe për këtë akuzon direkt Çelsin.

Shfryn kundër klubit

“Po pres që Çelsi të më çlirojë. Nuk doja të largohesha, isha i lumtur atje. Por kur trajneri nuk të do, atëherë duhet të largohesh. Shpresoj që transferimi im tek Atletiko të zgjidhet brenda këtij muaji. Dua të shkoj në Madrid, të stërvitem, të rifitoj formën fizike dhe shkoj në Botëror. Por jam i gatshëm të qëndroj edhe një vit në Brazil, pa luajtur, me Çelsin që më dënon pa më paguar rrogën.

Duan që unë të stërvitem me ekipin e rezervave, pa pasur mundësinë që të hyj në dhomën e zhveshjes së skuadrës. Nuk duan që të kem kontakt me ish-shokët e skuadrës. Kjo nuk është e drejtë. Nuk jam një kriminel. Po më gjobisin çdo javë (dje u gjobit sërish me 300 mijë paund pse nuk paraqitet në stërvitje), por e vërteta është se nuk më interesojnë paratë. Donin të më shisnin në Kinë apo skuadra të tjera, por unë dua të shkoj vetëm tek Atletiko dhe jo atje ku më paguajnë më shumë”.

Konte

Për sa i përket trajnerit Konte, ai nuk pret një kthim pas nga trajneri. “Jo, nuk mendoj se do të më telefonojë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur mes tij dhe meje, por sigurisht që asgjë pas humbjes në finalen e Kupës FA kundër Arsenalit. Kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por në janar, kur isha duke rinovuar kontratën, papritur bisedimet u bllokuan. Dyshoj se pas këtij stopimi ishte ai. Konte është një trajner i madh, por pa karizëm. Nuk e respektoj si person”.

ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"