Kostiç: Kemi mungesë cilësie, lojtarët bënë gabime në pasimin e topit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 18:58

Kostiç: Kemi mungesë cilësie, lojtarët bënë gabime në pasimin e topit

Trajneri i Luftëtarit, Kostiç, foli për mikrofonin e “Suersport” pas ndeshjes, ku tregoi se situata nuk është pozitive, por ai është besimplotë dhe shpreson për ditë më të mira.

wfwqf

0 pikë në 3 pikë, sa është situata kritike te Luftëtari?

Askush nuk e priste. Ky është pakti, kjo është e vërteta. Nuk arritëm të realizonim. Gabuam ne dhe pësuam gol. Është një situatë jo e mirë.

Si e shikon pozitën tënde si trajner, presioni nga klubi dhe nga tifozët?

Sigurisht, unë kam përgjithësit e mia. Po punojmë shumë për t’u rregulluar. Na mungon përvoja dhe eksperienca. Kam besim te lojtarët dhe në ditët e ardhshme do të përmirësohemi.

Mos ka ardhur momenti që të merrni pikët e para dhe të jeni më të qetë, pastaj të mendoni për fitoren?

Bëjmë gabime, kur kemi topin, bëjmë gabime në pasimet e topit. Kemi mungesë cilësie nga lojtarë që janë të dëmtuar. Është e vështirë për mua të ndryshoj diçka. Nuk ka ardhur nga moduli problemi, por nga gabimet individuale të lojtarëve.

Do mundohemi të ndryshojmë diçka në këto 14 ditë, duhet të ulemi me lojtarët të qetësohemi dhe të punojmë shumë. Për momentin nuk jemi në nivelin e kërkuar.






www.minuta90.com