Kosovë / Josa debuton me një barazim në Kosovë, Shkëmbi mundet përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 18:55

Kosovë / Josa debuton me një barazim në Kosovë, Shkëmbi mundet përsëri

Mirel Josa ka debutuar me një barazim në stolin e Prishtinës, në ndeshjen të cilën skuadra e tij e mbylli me shifra të bardha në transfertën përballë Gjilanit, një rival i cili lufton për pjesëmarrjen në Europë në këtë sezon.

josa

Pavarësisht rasteve të krijuara, ekipi i ish-trajnerit të Skënderbeut e Tiranës nuk ka arritur që të bëjë diferencën ën këtë duel, duke u kënaqur me një pikë, edhe pse kjo i jep përsëri mundësinë kryesuesve të Llapit që të shkëputen në renditje. Skuadra nga Podujeva fitoi 2-0 ndaj Vëllazënimit falë golave të Dakut e Namanit, duke çuar tashmë në 3 pikë diferencë nga Prishtina e vendit të dytë.

llapi

Ndërkaq, Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është mundur me shifrat 2-0 në fushën e Besës, duke rrëshqitur përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit kosovar, pas 6 javëve të para.

Ndeshjet

Llapi-Vëllaznimi 2-0
13’ Daku, 57’ Namani

Gjilani-Prishtina 0-0

Besa-Liria 2-0
20’ Hoxha, 58’ Balaj

Drenica-Flamurtari 4-1
10’ Dajaku, 35’, 44’ Hamiti, 75’ Tahiri / 77’ (ag) Geci

kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"