Kosovë-Azerbajxhan, pranë dështimit faqja për shitjen e biletave online

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:10

Kosovë-Azerbajxhan, pranë dështimit faqja për shitjen e biletave online

Kërkesa të shumta për bileta për ndeshjen që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Azerbajxhanit. Teksa biletat mund të blihen dhe online, kjo do të përbënte një lehtësim për sigurimin e tyre, por duket se tashmë është kthyer në një problem.

shitja-e-biletave-696x467

Së fundmi faqja online ku mund të blihen biletat është jashtë funksionit. “Mjaft pritët në rend, siguro biletën në mënyrë efikase për të gjitha llojet e organizimeve” – shkruhej në faqen online, por duket se tashmë tifozët do të shkojnë që ti blejnë ato në qendrat e biletarive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"