Postuar: Nëntor 18, 2019 | 13:48
Kosova u mposht nga Anglia, Rrahmani: Rezultat jo i drejtë, do të gëzohesha nëse…
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, fajëson gabimet në pasimin e fundit për golat e pësuar përballë Anglisë.
“Na mungoi finalizimi dhe pasimi i fundit te goli. Ky rezultat nuk ishte i drejtë për atë çfarë treguam në fushë”, tha mbrojtësi i “Dardanëve”.
Rrahmani pati edhe një rast shënimi, por i mungoi fati. “Normalisht që do të gëzohesha nëse do të shënoja, por fati nuk e deshi. Ishte njëra ndër paraqitjet më të mira që kemi bërë. Tani na mbetet që deri në mars (në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut) ne të përmirësojmë disa gabime të vogla. Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe motivimi nuk ka munguar”, përfundoi mbrojtësi.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"