Kosova U-21 mundet thellë nga Anglia, në ishull u transmetuan vetëm… 45 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 11:30

Kosova U-21 mundet thellë nga Anglia, në ishull u transmetuan vetëm… 45 minuta

Kosova U-21 pësoi një humbje të thellë brenda në Prishtinë përballë Anglisë në kualifikueset e Europinait të U-21.

kosove u21 - angli u21

Gjithsesi, në ishull, ndodhi një ngjarje e pakëndshme për të gjithë tifozët anglezë që po e shikonin sfidën nga TV.

Transmetuesi kryesor i sfidave të kombëtares për të rinjtë në ishull, BBC TV, pati një shkëputje për 45 minuta, duke i bërë të gjithë fansat që të humbnin pjesën e parë të ndeshjes.

Në ato momente, Anglia shënoi dy herë në portën e “Dardanëve”, Luis-Poter dhe Gordon.

Kjo sigurisht solli një pakënaqësi për tifozët anglezë, të cilët më pas arritën të shihnin vetëm 45 minutat e dyta, ku “Tre Luanët” shënuan dhe tre herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"