Kosova U-21 mundet thellë në eliminatore, Austria i shënon 4 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 19:56

Kosova U-21 mundet thellë në eliminatore, Austria i shënon 4 gola

Kosova U-21 u mund thellë në grupin 3 eliminator për Europianin e 21-vjeçarëve, teksa në takimin ndaj Austrisë humbi me shifrat 4-0 në transfertë.

kosova-austria-696x392

Ndeshja e pestë e të rinjve të Kosovës u vendos nga katër gola, nga dy për çdo pjesë. Në minutat 14 dhe 20, austriakët shënuan dy herë me Raguz dhe Fridl, duke futur në rrjedhën e duhur takimin për ta.

Më tej, në pjesën e dytë, Fridl shënoi edhe të dytin personal në minutën e 69-të, si dhe të tretin për ekipin e tij. Lovriç kompletoi “pokerin” me penallti, në minutën e 74-t. Pas 5 ndeshjesh, Austria U21 mban vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 6 pika. Vetëm vendi i katërt për Shqipërinë, me 5 pikë, por ndërkohë ka më shumë ndeshje të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"