Kosova U-17 e pafuqishme përballë Hollandës U-17, i nis me humbje kualifikuese për në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 16:21

Kosova U-17 e pafuqishme përballë Hollandës U-17, i nis me humbje kualifikuese për në Europian

Skuadra përfaqësuese e Kosovës për moshat U-17, pësoi një humbje 3-1 ndaj Hollandës në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin 9. Tripleta e të riut Redan, zhvlerësoi golin e vetëm të ekipit kosovar, shënuar nga Prapashtica.

kosova u17

Të dyja ekipet u zhbllokuan shumë shpejt, teksa në minutën e 12-të, Redan shënoi golin e parë, ndërsa një minutë më pas, Prapashtica barazoi shifrat. Redan shënoi edhe të dytin personal në pjesën e parë, në minutën e 23-të.

kosova

Hollandezi plotësoi tripletën e tij në minutën e 56-të, ndërsa Kosova u duk e pafuqishme për të reaguar. E gjithë sfida u mbyll me shifrat 3-1, ndërsa Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Uellsit, në datën 13 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"