“Kosova të luftojë çdo ndeshje”, Shaland: Duhet fitore me patjetër ndaj Malit të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 14:01

“Kosova të luftojë çdo ndeshje”, Shaland: Duhet fitore me patjetër ndaj Malit të Zi

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, doli në konferencë për shtyp, ditën e sotme, në të cilën foli për ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit dhe sfidën delikate me Malin e Zi, për kualifikueset e Europianit.

Shaland

Mali i Zi? “Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme, pasi Mali i Zi është ekip shumë i mirë. Duhet të fitojmë ndaj tyre për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku, madje edhe me Gjibraltarin, atëherë nuk kemi shanse për kualifikim. Ata nuk kanë louajtur dobët ndaj Çekisë, kanë pasur raste. Loja me Malin e Zi është e rrezikshme. Lojtarët i kanë merituar komplimentet për punën e bërë deri tani. Ky efekt paraqet rrezik për ekipin, nuk duhet te jemi te relaksuar. Kosova duhet të luftojë në çdo ndeshje.

Fitore për kualifikim? “Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, loja me Anglinë do të jetë një miqësore. Ndeshja e rëndësishme për ne është ajo me Malin e Zi. Nëse nuk e fitojmë atë, ne nëntor nuk do te kemi shume gjasa për kualifikim. Do te ishte budallallëk nëse mendojmë se jemi shumë përpara Malit te Zi”.

Provokimi i Hadzibegiç? “Sa u përket deklaratave të trajnerit të Malit të Zi, ai ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili. Është një mënyrë e tij se si ta përgatisë ekipin e tij. Por, ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë për të bërë në rrugëtimin tonë”.

Avdiaj jashtë? “ Unë i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Zgjedhja ime është bazuar në një vendim timin dhe asgjë më shumë”.

Lojtarët pas dëmtimit? “Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i pezulluar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim.  Kololli luajti 30 minuta dhe jam shumë i lumtur që e kam në dispozicion. Ndërsa Celina kishte një javë shumë të vështirë, duhet ta shohim”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"