Kosova si Shqipëria në kupat e Europës, nga ky vit me 4 skuadra dhe nuk ka më paraeliminatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 17:35

Kosova si Shqipëria në kupat e Europës, nga ky vit me 4 skuadra dhe nuk ka më paraeliminatore

Klubet kosovare kanë bërë hapa gjigand përpara në pak vite të tyre në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Fitoret dhe kalimi i turit prej disa prej këtyre klubeve, i kanë bërë të mundur Kosovës që të sigurojë një rritje drastike në renditjen ndërkombëtare në pak vite e kështu pak nga pak të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse.

kupat

Kështu, Kosova e nisi në vitin 2017 praninë në Kupat e Europës me një skuadër në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër në Ligën e Europës. Por falë sukseseve në turet paraeliminatore e shpesh ecurinë e mirë edhe në kualifikuese, numri i skuadrave kosovare u rrit, duke u bërë me dy skuadra përfaqësuese në Ligën e Europës.

Sot, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se falë renditjes tashmë në vendin e 39 në renditjen e Federatave në UEFA, Kosova duke filluar nga kjo verë do të përfaqësohej me 1 skuadër në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Konferencës, duke bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara për promovimin dhe rritjen e cilësisë për futbollin në këtë vend.

Gjithashtu, skuadrat kosovare nuk do të merrnin më pjesë në turnetë paraeliminatorë, por futeshin direkt në turin e parë kualifikues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"