Kosova si oaz për trajnerët, Bledar Devolli merr drejtimin e KEK-ut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 9:33

Kosova si oaz për trajnerët, Bledar Devolli merr drejtimin e KEK-ut

Një tjetër trajner shqiptar pritet ti shtohet kampionati kosovar, pas Mirel Joës, Gugash Maganit dhe Bledi Shkëmbit

Orët e fundit po përflitet se Bledar Devolli mund të jetë trajneri i ri i KEK-ut, madje gjirokastriti pritet të zyrtarizohet nesër.

Bledar Devolli

Lajmin e konfirmon për “Panorama Sport” edhe vetë Bledar Devolli. “Kam biseduar me drejtuesit, nesër do të shkoj në Kosovë për të mbyllur gjithçka dhe nisur këtë aventurë të re. Më pëlqeu projekti”, – ka thënë shkurtimisht gjirokastrit, që ka drejtuar Luftëtarin, Kamzën dhe Bylisin në të kaluarën.

Bledar devolli

Në Shqipëri, Devolli ka drejtuar Luftëtarin, Bylisin dhe Kamzën. Këta të fundit i udhëhoqi drejt Superligës në sezonin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"