Kosova regjistron humbjen e 5-të në Shkodër, kualifikimi i Ukrainës vendoset ndaj Kroacisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 21:50

Kosova regjistron humbjen e 5-të në Shkodër, kualifikimi i Ukrainës vendoset ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kosova është mposhtur edhe në ndeshjen e 5-të të luajtur si vendase në “Loro Boriçi” në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

ukraine-kosove

Ukraina arriti të fitonte me rezultatin e pastër 0-2 falë autogolit të Paqaradës në minutën e 61-të dhe golit të Jarmolenkos në minutën e 88.

Kosova mbetet në vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Ukraina mban vendin e 3-të me 17 pikë. Në ndeshjen e fundit, Ukraina pret Kroacinë dhe i duhet vetëm fitorja për të patur shanse kualifikimi. Ndërkohë Kosova luan ndeshjen e fundit në Islandë.

Komenti minutë pas minute

Mbyllet ndeshja

87’ Goli i dytë dhe i sigurisë për Ukrainën në “Loro Boriçi”. Jarmolenko shënon golin e dytë për miqtë. 0-2 për Ukrainën

60’ Ukraina kalon në avantazh, por për miqtë mendon Paqarada, i cili topin e gjuajtur nga Konopljanka e dërgon në rrjetën e portës së mbrojtur nga Ujkani. 0-1 për Ukrainën.

57’ Kaçeridi ekzekuton një goditje dënimi për miqtë duke shërbyer për Jarmolenkën, i cili zihet në pozicion jashtë loje.

Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

41’ Sidorçuk ka radhën për të rrezikuar, por portieri Ujkani është në ditën e tij duke e mbajtur të paprekur portën.

29’ Konopljanaka nuk ia del sërish që të mposhtë Ujkanin.

27’ Paqarada nga një goditje dënimi shërben në zonë për Muriqin, por sulmuesi gjendet në pozicion jashtë loje.

22’ Kravets shpërdoron një shans te mire për të shënuar golin e parë për miqtë.

17’ Tjetër mundësi shënimi për Ukrainën, por sërish portieri Ujkani i thotë “jo” gjuajtjes së Garmash.

15’ Konopljanka ka një mundësi të mirë për të shënuar, por Ujkani tregohet shpëtimtar.

14’ Celina gjuan, por Pjatov është i vëmendshëm dhe e pret topin.

13’ Konopljanka, gjaun në drejtim të portës së Kosovës, por finalizimi është i pasaktë.

8’ Rasti i parë për Kosovën, por Celina është në pozicion jashtë loje.

Fillon ndeshja.

KOSOVË – UKRAINË 0-2
Paqarada 61′ (a.g.), Jarmolenko 88′

Kosovë: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paqarada, Musolli, Kryeziu, Rashica, Halimi, Celina, Muriqi
Trajner: Albert Bunjaki

Ukrainë: Pjatov, Karavaev, Kaçeridi, Ordets, Matvijenko, Rotan, Sidorçuk, Jarmolenko, Garmash, Konopljanka, Kravets
Trajner: Andrij Shevçenko

Gjyqtar: Kraig Pauson (Angli)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"