Kosova publikon listën me një përfaqësues nga Superiorja, lihet jashtë një kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 14:57

Kosova publikon listën me një përfaqësues nga Superiorja, lihet jashtë një kampion

Kosova do të luajë dy ndeshje kualifikuese për Europianin e 2024 ku përballë do të ketë Rumaninë në datën 16 qershor në Prishtinë dhe 3 ditë më vonë udhëtojnë në transfertën bjelloruse.

kosova

Në prag të këtyre takimi, trajneri Alain Girese ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar. Nga Superiorja do të jetë vetëm portieri i Tiranës Visar Bekaj ndërkohë që nuk ka të tjerë.

Një mungesë e madhe është ajo e futbollistit Arbnor Muja që ditën e djeshme fitoi titullin kampion me Antuerp në Belgjikë ndërkohë që nuk mungojnë emrat si Rashica, Muriqi, Zhegrova apo edhe Topalli e Muslija.

LISTA:

Arjanet Muriç, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Amar Gërxhaliu, Leart Paqarada, Betim Fazliji, Donat Rrudhani, Ibrahim Dreseviç, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Florian Loshaj, Elbasan Rashani, Florent Muslija, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Jetmir Topalli, Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi.

LISTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"