Kosova nuk ndalet, “rrëmben” edhe talentin e Volfsburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 13:36

Kosova nuk ndalet, “rrëmben” edhe talentin e Volfsburgut

Mesfushori i Volfsburgut, Elvis Rexhbecaj ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Edhe pse i rritur jashtë, 20-vjeçari nuk e harroi vendlindjen e tij. Djaloshi nga Prizreni është pjesë e skuadrës gjermane, Volfsburg prej vitit 2010 dhe ka luajtur 4 ndeshje me ekipin e parë.

Rexhbecaj

Rexhbecaj shihet si një talent i së ardhmes në gjermani, dhe përveç se mesfushor me tipare mbrojtës, ai adoptohet edhe si mbrojtës i majtë. Vlera e tij në treg është 200 mijë euro, ndërsa ai pritet që sezonin e ardhshëm të lëvizë drejt një tjetër skuadre për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.

Rexhbecaj-696x441

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"