Kosova nuk ndalet me afrimet, i “rrëmben” Zvicrës dy futbollistë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 19:02

Kosova nuk ndalet me afrimet, i “rrëmben” Zvicrës dy futbollistë cilësorë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka të ndalur, teksa i ka “rrëmbyer” Zvicrës 2 futbollistë mjaft të talentuar. Bëhet fjalë për Shkëlqim Demhasajn dhe Marlin Kryeziun.

demhasaj_1539875977-7457753

Ata janë pajisura ditën e sotme me pasaportat e Kosovës dhe priten të grumbullohen nga trajneri Shaland për 2 ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve atë ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.

Si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu kanë luajtur deri më tani për 21-vjeçarët e Zvicrës. Për sa i përket Demhasajt kohë më parë u përfol se ai mund t’i bashkohej Kombëtares shqiptare, por ai ka preferuar të veshë fanellën e “dardanëve”. Në një prononcim për “Telegrafin”, Demhasaj shprehet:

“Jam shumë i lumtur që pak qaste më parë kam marrë pasaportën e Kosovës. Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Shaland në ndeshjet e nëntorit.

demhasaj-1_1539875960-6304997

Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë ëndrrat realitet të njerëzve tanë. Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën. Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mijë. Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, u shpreh Demhasaj.

demhasaj-2_1539875967-2045769

Kujtojmë që sulmuesi aktivizohet me Luzernin në kampionatin zviceran, teksa në 12 ndeshje ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 3 asiste. Ndërkohë për sa i përket mbrojtësit Kryeziu ai është pjesë e Zyrihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"