Kosova në FIFA, ja si i përgjigjet Infatino kreut të Federatës Serbe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2016 | 22:48

Kosova në FIFA, ja si i përgjigjet Infatino kreut të Federatës Serbe

Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino i ka dhënë një përgjigje shembullore kreut të Federatës Serbe, pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

13224050_10207541815361074_2047040269_oPala serbe, si rastin e anëtarësimit në UEFA, krijoi polemika gjatë dhe pas votimit, mirëpo Infantino  i ka dhënë një përgjigje mjaft të bukur.

“I nderuar përfaqësues i Federatës së Serbisë, kongresi i FIFA-s vendos, jo ju. Të gjithë kanë të drejtë të luajnë futboll”, ka deklaruar Infantino.

Kosova sot u pranua si anëtare e 210-të e FIFA-s duke marrë 141 vota, ndërsa 23 shtete ishin kundër.


Kosova ne FIFA by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"