Kosova mund të shkruajë historinë, vetëm 4 fitore larg biletës për në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 18:27

Kosova mund të shkruajë historinë, vetëm 4 fitore larg biletës për në Europian

Nëse Shqipëria ka bërë një nisje “të mirë” në Ligën e Kombeve, mund të thuhet pa pikë dyshimi se Kosova ka bërë një nisje “shumë të mirë”.

kosova_1536611850-2653519

Ekipi i drejtuar nga trajneri Shaland ka arritur të grumbullojë 4 pikë në dy ndeshjet e para pas një barazimi në transfertën e vështirë të Azerbajxhanit dhe fitores së mbrëmshme në “Fadil Vokrri” me rezultatin 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Shanset që Kosova të marrë pjesë në Europian janë relativisht të mëdha. Kjo për faktin se gjendet në Ligën D me skuadra të të njëjtit nivel.

kosova

Nëse Kosova do të arrijë të fitojë në dy ndeshjet e ardhsme do të merrte vendin e parë në grup me 10 pikë. Kështu vendi i parë do t’i mundësonte si kundërshtar të mundshëm në Maqedoninë, Bjellorusinë ose Gjerogjnë, dhe nëse fiton gjysmëfinalen dhe finalen do të kualifikohej për në Europian.

Liga-e-Kombeve

Pra nëse gjerat shkojnë si skenari i mësipërm i cili ka shumë mundësi që të ndodhë, Kosova është vetëm 4 fitore larg një bilete për në Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"