Kosova mund Irlandën, në finale të Europianit të basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2018 | 11:01

Kosova mund Irlandën, në finale të Europianit të basketbollit

Kombëtarja e Kosovës për moshat U-18 në basketboll është kualifikuar në finale të Europianit. Ata kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre të Irlandës që ishin favoritët kryesor. Ata kanë arritur ta dominojnë gjithë takimin duke e fituar me shifrat e përgjitshme 69-55.

screenshot-1_1532806766-3682899

Evenimenti Eurobasket Divizioni C po organizohet për herë të parë në Kosovë. Lojtarët më të mirë në fushë ishin dyshja Rron Ukaj dhe Leon Neziri. Përkatësisht i pari  me 12 pikë dhe 11 kërcime në tabelë, i dyti me 13 pikë dhe 9 kërcime në tabelë. Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën e në Pallatin e Sportit në Prishtinë ora 19:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"