Kosova merr dhe kapitenin e Shpresave të Shqipërisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 13, 2014 | 9:38

Kombetarja U-21 Lajme Flash Legjionaret

Kosova merr dhe kapitenin e Shpresave të Shqipërisë

Imran BunjakuNuk është vetëm Samir Ujkani e Loret Sadiku. “Ofensiva” kosovare ndaj lojtarëve kosovarë që kanë luajtur për kombëtaret e Shqipërisë vazhdon. Listës së lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës i është shtuar edhe dyshja e kosovarëve të Grasshopersit: Albion Avdijaj (sulmues) dhe Imran Bunjaku (mesfushor). Që të dy lojtarët kanë pasur takim me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku, dhe ndihmësin e tij Muharrem Sahiti, më 7 maj, kur dy trajnerët ndoqën ndeshjen mes Grasshopersit dhe St.Galenit. Pas bisedave dhe sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, që të dy lojtarët kanë dhënë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë më 21 dhe ndaj Senegalit më 25 maj. Avdijaj deri tani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U-17, U-18 dhe U-19. Ndërkohë, Imran Bunjaku ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë, me të cilën ka zhvilluar 13 ndeshje, duke mbajtur në disa takime edhe shiritin e kapitenit.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com