Kosova kopjon strategjinë shqiptare, stoli i ofrohet një trajneri italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2017 | 20:29

Kosova kopjon strategjinë shqiptare, stoli i ofrohet një trajneri italian

Kombëtarja e Kosovës, pasi e mbylli në vendin e fundit fushatën eliminatore të Botërorit, dhe pas largimit të trajnerit Albert Bunjaku, po mendon për trajneri e ri në krye të stolit.

rodolfo vanoli

Presidenti i FFK-së, Vadil Vokrri, sipas mediave italiane, ka takuar italianin Rodolfo Vanoli, dhe flitet se tashmë ka një akord paraprak. Kosova, e pranuar në FIFA vetëm në 2014, duket se kërkon të provojë teknikët italianë, pas eksperiencave të Shqipërisë me De Biazin, dhe së fundmi me Panuçin.

Rodolfo Vanoli ka drejtuar klubi të vogla në Itali, ndërsa majën e ka arritur me Udinezen, në sezonet 2007-2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"