Kosova i befason të gjithë, gati t’i marrë Zvicrës sulmuesin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 13:27

Kosova i befason të gjithë, gati t’i marrë Zvicrës sulmuesin e talentuar

Kosova po i befason të gjithë me paraqitjet e saj dhe tashmë një kualifikim për në EURO2020 nuk duket i pamundur, madje duket shumë afër.Kamberi123

Si pasojë e kësaj tani dardanët kanë fituar edhe simpatinë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët luajnë për shtete të ndryshme. Rasti i fundit është ai i sulmuesit Florian Kamberi.

24-vjeçari ka lindur në Zyrih të Zvicrës dhe si pasojë e kësaj ka luajtur me të gjitha moshat e këtij vendi. Lojtari ka luajtur për Grasshopersin në Zvicër, ndërsa prej 1 vit e gjysmë luan për skuadrën skoceze të Hibernian.KAMBERII

Thuhet se drejtuesit e Kombëtares së Kosovës po punojnë që nga janari i këtij viti për ta marrë atë në ekip dhe shumë shpejt Kamberin mund ta shohim me fanellën e dardanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"