Kosova gati, do fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 12:19

Kosova gati, do fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore në Prishtinë, ku trajneri Bernard Shaland preferoi që dyert e stadiumit të ishin të mbyllura për mediat dhe publikun. Zvicerani kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, duke u kushtuar vëmendje lëvizjeve të shpejta nga krahët apo goditjeve standarde. 67-vjeçari nuk pritet të bëjë ndryshime taktike, duke i besuar së njëjtës lojë që skuadra zhvilloi në miqësoret e kaluara.

kosova

Rreshtimit pritet të jetë 4-3-2-1 dhe për pjesën më të madhe të roleve trajneri e ka ndarë mendjen. Paraditen e sotme skuadra do të niset drejt Azerbajxhanit, ku në 17:30 do të zhvillojë seancën e vetme stërvitore në stadiumin olimpik në Baku. Në këtë të fundit do të zhvillohet ndeshja me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, e cila është e para për Ligën e Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"