“Kosova është zemra e Serbisë”, provokimi i Xhokoviç kalohet në heshtje, asnjë reagim nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 15:12

“Kosova është zemra e Serbisë”, provokimi i Xhokoviç kalohet në heshtje, asnjë reagim nga Tirana

Novak Xhkoviç përdori ndeshjen e tij për të dhënë një mesazh politik. Në një nga kamerat e pranishme pranë fushës, tenisti serb shkroi “Kosova është zemra e Serbisë, ndalni tensionin”.

XHOKOOO

Ky mesazh i Xhokoviç ka sjellë reagime të shumta edhe për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ndërkohë që Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata Kosovare e Tenisit kanë reaguar duke dënuar ashpër këtë provokim dhe duke iu kërkuar organeve ndërkombëtare që të marrin masa ndëshkuese.

Por, kjo situatë ka kaluar në heshtje nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe nga presidenti i Federatës së Tenisit. Asnjëra nga palët, nuk kanë reaguar për të dënuar veprimin e tenistit serb, të paktën për t’i ardhur në mbështetje Federatës së Kosovës dhe për të qenë krah tyre në këtë moment.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"