“Kosova është një hap mbi ne”, flet Bushi: Na mungon grinta, duhet të luftojmë 95 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 12:21

“Kosova është një hap mbi ne”, flet Bushi: Na mungon grinta, duhet të luftojmë 95 minuta

Alban Bushi, trajneri i Shpresave, ka dalë në konferencë për shtyp, ditën e sotme, ku ka folur për ndeshjen e radhës me Kosovën, që do të luhet në 15 tetor. Bushi ka pranuar se Kosova është një hap mbi kuqezinjte dhe se skuadrës i mungon grinta.

bushi

Kosova? “Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretedent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bejmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. Presim një ndeshje të fortë.3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe deshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta”.

Tifozët? “Tifozët na kanë mbështetur, ekipin kombëtar duhet ta mbështesin, pavarësisht orarit apo kohës së keqe. Unë mendoj se me Kosovën do të ketë tifozë”.

Selmani? “Këto janë zgjedhjet që ne kemi bërë. Selmani mund të jetë pesë e Kombëtares A nëse ata nuk e marrin do ta marrim sërish ne. , këtë nuk e dimë ende. Unë zgjedh atë që mendoj se është më i përshtatshmi për këtë ndeshje, por në përgjithësi mendoj që lojtarët të cilët kanë më shumë minuta duhet të vijnë në kombëtare”.

Objektivi dhe ndeshjet e zhvilluara? “Kemi bërë katër ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë vetëm me Andorrën. Me Turqinë kemi bërë mirë si brenda dhe jashtë, ndërsa me Austrinë kemi bërë lojën më të dobët. Duhet të ishim më agresiv. Me Austrinë kishte gjëra pozitive, pasi kishte lojtarë që dhanë shumë. Ata kanë qenë më lart se ne, pasi kanë lojtarë që luajnë në Bundeligën gjermane apo austriake. Objektivi i Shpresave është të futemi për fitore, por duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A. Ka lojtarë si Bullari, Broja që nuk e kanë moshën për te ne. Ne i marrim, i japim minuta, por kjo ka kostot e veta, pasi ata luajnë me lojtarë tre vjet më të mëdhenj. Ajo që ka rëndësi është se nuk duhet të shpërbëhemi në asnjë moment”.

Vetëm një fitore në 10 ndeshje? “ Ne kemi humbur 5 ndeshje,  ku dy herë ka qenë Franca ku dy herë ka qenë Spanja dhe një herë, Italia. Pastaj nuk po them kundërshtarët e tjerë si Sllovakia apo Austria. Ne duhet të pranojmë se kundërshtari është më i fortë. Ne duhet të japim maksimumin, pavarësisht forcës. Nuk duhet të na ngel pishman asgjë pas ndeshjes. Kur luan fort e bukur dhe humbet, nuk ke çfarë bën pasi ai është më i fortë. Këto ndeshje shërbejnë për t’u rritur. Jemi duke u zhvilluar, kemi lojtarë shumë të mirë, por ne mendojmë për Kombëtaren A. Ne ëndërrojmë Europianin dhe mundohemi të bëjmë maksimumin”.

Kërkesat? Unë nuk kërkoj asgjë nga skuadra, përveçse faktit të luftoj. Kemi djem që dinë të luajnë futboll, por kemi problem “luftën”. Jo se jam i pakënaqur me ata, por duhet të ketë vazhdimësi. Në lojë duhet të luftosh 95 minuta, jo vetëm 20-25. Futbolli nuk është basketboll që të mbaroj 50 me 50. Këtu kemi shumë mangësi.Koha është e paktë dhe ne mundohemi të marrim ata lojtarë që “thithin” për 3 ditë. Duhet të pranojmë që këta janë lojtarët që kemi në dispozicion. Jemi të kënaqur, kur shohim lojtarët e Shpresave që bashkohen me ekipin A. Kjo na bën krenarë dhe shpresojmë që me Kosovën të fitojmë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"