Kosova e pëson nga Premier Liga, Rashica humbet ndeshjen me Gjeorgjinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 16:56

Kosova e pëson nga Premier Liga, Rashica humbet ndeshjen me Gjeorgjinë

Kosovës do t’i duhet të bëjë pas shërbimet e sulmuesit Milot Rashica në sfidën ndaj Gjeorgjisë për kualifikueset e Botërorit që dardanët do të luajnë këtë fillim shtatori.

rashica

Arsyeja është se Gjeorgjia ndodhet në listën e kuqe të infektimeve dhe Anglia nuk e lejon lojtarin të udhëtojë drejt atij vendi, përndryshe do të përballet me karantinë 10 ditore kur të kthehet te Noriuçi. Premier Liga ndërmori një hap duke ndaluar të gjithë futbollistët t’i bashkohen kombëtareve që ndodhen në listën e zezë pasi karantina 10 ditore në kthim do t’i nxirrte nga forma.

Rashica do të jetë i gatshëm për dy sfidat e tjera që Kosova do të luajë ndaj Greqisë dhe Spanjës në datat 5 dhe 8 shtator. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i sulmuesit 25-vjeçar Noruiçi duke njoftuar për sfidat e radhës ku do të jetë prezent Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"