Kosova e 17-vjeçarëve ndal Holandën, por sa shumë vuajtje për dardanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:01

Kosova e 17-vjeçarëve ndal Holandën, por sa shumë vuajtje për dardanët

Kosova e 17-vjeçarëve ka marrë një barazim shumë të rëndësishëm ditën e djeshme, kundër moshatarëve të Holandës, me rezultatin 1-1.kosova

Holandezët të cilët luanin si vendas, gjetën golin e avantazhit shumë shpejt, teksa Milian Jimenez, e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 11’.

Pas këtij goli, tentativat e vendasve ishin akoma më të shumta, teksa provonin pa pushim të gjenin golin e dytë. Por, atëherë kur pritej që Holanda të shënonte golin e qetësisë, ishin dardanët të cilët në të vetmin rast të tyre në këtë ndeshje, arritën të shënonin golin e barazimit, në minutën e 69’ me Granit Hana.

Holandezët provuan në të gjitha mënyrat e mundshme për të gjetur golin e fitores, por pa sukses, teksa diçka të tillë e tregojnë edhe statistikat e ndeshjes. Moshat e Kosovës, ia dolën të marrin një barazim shumë të rëndësishëm, kundër një ekipi të fortë siç është Holanda.

Kur shikon statistikat duket si një ndeshje në video lojra, por në fakt është e vërtetë që pavarësisht atij dominimi, dardanët dolën me 1 pikë nga ky takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"