Kosova drejt ëndrrës europiane, zbulohet “premioja” që do të përfitojnë “Dardanët” nëse kualifikohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 20:38

Kosova drejt ëndrrës europiane, zbulohet “premioja” që do të përfitojnë “Dardanët” nëse kualifikohen

12 milionë € është shifra që do të përfitojë Kosova në rast se arrin të kualifikohet për në kampionatin e ardhshëm europian të 2020.

jkosa

Lajmin e zbuloi presidenti i klubit të Prishtinës Remzi Ejupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rock’n Roll Football” të Kosovës.

Sipas informacioneve që kam, Federata e Futbollit të Kosovës do të fitojë 12 milionë € nga FIFA dhe UEFA. Një shumë e madhe që mund të përdoret për zhvillimin e futbollit vendas”, deklaroi presidenti Ejupi.

auto_remzi11577121701

Kosova do të tentojë të marrë pjesë në EURO 2020 nëpërmjet aksit të Ligës së Kombeve teksa dështoi të siguronte kualifikimin në turneun e kontinentit duke u renditur pas Anglisë dhe Republikës Çeke.

“Dardanët” duhet të eliminojnë fillimisht Maqedoninë e Veriut dhe më pas të mposhtin fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"