Koronavirusi u prishi planet, Teuta përgatitet për t’u kthyer në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 18:53

Koronavirusi u prishi planet, Teuta përgatitet për t’u kthyer në fushë

Teuta e kishte marrë me seriozitetin më të madh planin përgatitor të kësaj jave, që ishte në funksion të ndeshjes me Laçin. Për shkak të gabimit fatal që bënë në ndeshjen e fundit, ku barazuan në shtëpi me Flamurtarin, “djemtë e detit” po përgatiteshin për të bërë kthesën ndaj kurbinasve. Me këtë mision Teuta ka vijuar edhe dje përgatitjet, por më vonë u është komunikuar që ndeshjet e fundjavës janë pezulluar nga situata e Koronavirusit.

Teuta goli ndaj Partizanit

Pas njoftimit të pezullimit të aktiviteteve, menjëherë klubi durrsak ka ndërmarrë masa parandalimi duke ndërprerë edhe procesin stërvitor dhe që sot stërvitja është anuluar. Më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve, ndërsa futbolli ka kaluar në plan të dytë. Teuta e ka pezulluar stërvitjen deri ditën e diel dhe të hënën pritet që të zbresin sërish në fushë. Klubi u ka kërkuar lojtarëve që të rrinë të gjithë brenda në shtëpitë e tyre.

PËRGATITJET E DJESHME – Virusi që ka prekur këto ditë vendin tonë nuk e kishte ndalur ekipin e Teutës për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen me Laçin. Ky takim ishte planifikuar të luhej nesër, por vendimi i FSHF-së, për shkak të situatës që po përjeton vendi, ka bërë që të ndryshojë axhenda. Pas seancës së djeshme, klubi ka njoftuar lojtarët që nga sot nuk do të ketë stërvitje.

Martini-Teuta-e1576506342842
“Nga e premtja nuk do të zbresim në fushë për të vijuar stërvitjen. Shpresoj të jeni mirë të gjithë, ju dhe familjarët tuaj dhe ju lutemi qëndroni nëpër shtëpi”. Ky ishte mesazhi i klubit durrsak për lojtarët.

Në këto momente të vështira që po kalon vendi, askujt nuk i shkon mendja të zbresë në fushën e blertë, pasi situata është jo e mirë. Teuta pritej të ishte më e plotë për ndeshjen me Laçin, pasi do të ktheheshin nga pezullimi dy mbrojtësit që munguan ndaj Flamurtarit, Rustem Hoxha dhe Blagoja Todorovski. Ekipi u përgatit këtë javë për të nisur një tur force, pasi e prisnin dy ndeshje vendimtare, fillimisht me Laçin dhe më pas me Bylisin. Pas hapit fals me Flamurtarin, në këto dy sfida kërkohet maksimumi, në mënyrë që Europën ta arrijnë edhe nga kampionati.

ZAMIR QYPI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"