Koronavirusi trondit futbollin, zbulohet humbja rekord e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:43


Koronavirusi trondit futbollin, zbulohet humbja rekord e Interit

 Vlera e kartonit të Pol Pogbasë do të bjerë nga 65 milionë euro në 35 milionë sipas përllogaritjeve të efektit të Koronavirusit, ndërsa rënia mesatare që kanë pësuar kartonët e futbollistëve në pesë kampionatet kryesore të Europës ka zbritur me 28%.
paul_pogba_manchester_united_1_0
Observatori i “CIES” ka përllogaritur vlerat e transferimeve në futboll, duke llogaritur një seri algoritmesh dhe “kartonët” e futbollistëve të Premier Ligës, La Ligës, Bundesligës, Serisë A dhe Ligës së Parë Franceze ka zbritur nga 32.7 miliardë euro në 23.4 miliardë euro.
Një efekt i pashmangshëm prej humbjeve financiare të klubeve për shkak të pezullimit të sezonit, çka sjell probleme të rënda me kontratat e të drejtës televizive dhe të sponsorizimit.
Detajet – “CIES” shpjegon se faktorët e rënies së çmimeve janë mosha e futbollistëve, kohëzgjatja e kontratës, trajektorja e karrierës dhe paraqitja e fundit. Emergjenca shëndetësore, nga pikëpamja e merkatos ndikon shumë tek futbollistët më në moshë dhe me kontrata afatshkurtra dhe që në këtë sezon kanë luajtur më pak se sezoni i shkuar.
inter-chinese-new-yearjpg
Në nivel klubi, përqindja e rënies më të madhe të vlerës është ajo e Marsejës: -38%. Menjëherë pas ekipit franceze vjen Interi, me -36%: vlera e zikaltërve parashikohet të zbresë nga 773 milionë euro që ishte në fillim të këtij muaji, në 497 milionë euro në fund të qershorit.  
Ekipet e tjera të mëdha italiane vijojnë si më poshtë: Lacio -33% (nga 348 në 234 milionë), Milan -31% (nga 461 në 317 milionë), Napoli -30% (nga 608 në 427 milionë), Juventus -28% (nga 783 në 561 milionë), Roma -27% (nga 540 në 393 milionë), Atalanta -22% (nga 316 në 247 milionë). /PËRGATITI: ANDROKLI DRALO/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com